Ministrja Bajrami takohet me homologen e saj nga Shqipëria, Besa Shahini

15:15 | 21 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur sot ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, Besa Shahini.

Në takim është biseduar për gjendjen e arsimit në të dy vendet, vështirësitë dhe sfidat, si dhe për planet që do të ngrisnin cilësisë në arsim dhe zhvillimin e këtij sektori.

Ministrja Shahini e uroi ministren Bajrami për detyrën e re, ndërsa theksoi se ka ekzistuar një bashkëpunim i mirë mes Kosovës dhe Shqipërisë në arsim, por tha se arsimi është fusha ku mund të rritet ky bashkëpunim.

Ndërkaq, ministrja Bajrami tha se një bashkëpunim më i madh i të dyja vendeve do të rritë mundësitë për ngritjen e cilësisë në arsim, të cilën po e synojnë të dyja vendet.

Të dy ministret janë pajtuar se ka hapësirë për rritjen e bashkëpunimit në të gjitha nivelet e arsimit dhe theksuan se do t’i shfrytëzojnë mundësitë ekzistuese, si dhe do të krijojnë mundësi të reja për bashkëpunim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme