Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në politikat mbështetëse për bujqësinë do ta ketë prioritet edhe sektorin e qumështit, me qëllim të shtimit të prodhimtarisë dhe cilësisë së prodhimeve të këtij sektori.
Përkrahjen për këtë sektor e ka konfirmuar sot ministri i MBPZhR-së, Besian Mustafa, gjatë takimit me kryetarin e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, Milazim Berisha, me të cilin kanë diskutuar për të arriturat dhe sfidat në këtë sektor në vitet e fundit.
Me këtë rast, ministri premtoi se kjo shoqatë do të jetë partner serioz për ministrinë gjatë hartimit dhe zbatimit të politikave dhe programeve mbështetëse për fermerët e këtij sektori. Po ashtu, ai ka ritheksuar se mbështetja për këtë sektor do të jetë në vazhdimësi përmes investimeve dhe projekteve të ndryshme, që për qëllim kanë edhe arritjen e standardeve evropiane në këtë sektor.
Ndërkaq, Milazim Berisha, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, duke e uruar ministrin për detyrën e re, e falënderoi atë për gatishmërinë e tij për bashkëpunimin me këtë shoqatë për të avancuar edhe më tej sektorin e qumështit./arbresh.info/
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell