Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka pritur në takim udhëheqësit e projektit “Harmonizimi i Arsimit dhe Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës – ALLED 2”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake për Zhvillim dhe ka për qëllim harmonizimin e arsimit dhe aftësimit me kërkesat e tregut të punës.
Në takim u theksua rëndësia e arsimit dhe aftësimit profesional dhe mundësitë që po i krijon projekti “ALLED 2” duke i mbështetur institucionet arsimore për të krijuar bashkëpunim me bizneset dhe në këtë mënyrë edhe lidhjen me tregun e punës.
Ministrja Bajrami falënderoi udhëheqësit e “ALLED 2” për punën që po bëjnë përmes këtij projekti shumë të rëndësishëm për zhvillimin e arsimit dhe të aftësimit profesional, i cili i ndihmon të rinjtë tanë të jenë të përgatitur dhe kompetent për tregun e punës.
Udhëheqësja e Projektit, Efka Heder, e informoi ministren Bajrami më detajisht për projektin dhe fushat ku është i koncentruar ky projekt, ndërsa theksoi gatishmërinë për të mbështetur politikat që kanë për synim ngritjen e cilësisë në arsim, veçanërisht në arsimin dhe aftësimin profesional./arbresh.info/
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...