Drejtoria për siguri në Institutin e Kosovës për Studime Ndërkombëtare ka reaguar pas tragjedisë në Gjilan ku humbën jetën 5 persona, dhe dyshohet që policja Valdete Bllaca me armën zyrtare vrau të gjithë familjen e saj dhe pastaj edhe veten.
Në këtë reagim thuhet se ata ndjehen të befasuar se si ende nuk është arrestuar asnjë zyrtar i Policisë apo nuk është filluar ndonjë procedurë penale kundër tyre.
Sipas tyre deri më tani është dashur të ketë të arrestuar zyrtarë policorë si shkaktarë të kryerjes së veprës së rëndë, vrasje e pesëfishtë.
Ky është reagimi i plotë:
Drejtoria për siguri në Institutin e Kosovës për Studime Nnderkombëtare, është shumë e befasuar që deri më tani, nuk kemi të arrestuar apo fillimin e procedurës penale ndaj zyrtarëve policor të cilët ishin shkatarë të rastit të vrasjës së pesfisht në Gjilan.
Në rastin konkret ka qenë dashur të kemi të arrestuar deri më tani si të dyshuar, zyrtarë policor si shkatarë të kryerjës së veprës së rëndë penale vrasja e pesfisht. Qështja e ruajtjës se armës së konfiksuar, është përgjegjesi e zingjirit komandues e cila është e rregulluar me ligjin mbi pasijët policore e në mënyrë shumë të veçant trajohen rastet për konfiskimin e armës së zyrtarëve policor.
Zyrtarja policore V.B arriti të marrë armën e sajë në sefin e stacionit policor në Gjilan (Sefi i armës së konfiskuar është shumë I siguruar dhe nuk kanë qasje zyrtaret policor, përpos zyrtaret komandues të stacionit ) Më armën e njejt ajo ka arritur qëllimin e sajë për kryerjën e veprës penale, vrasje të pesfisht, por shkatarë të kësaj vepre janë edhe zingjiri komandues i cili në mënyrë të drejpërdrejt ka përgjegjësi për armën me të cilen u kry kjo veper.Ky rast ka dëmtuar shumë rendë besushmërine e policisë, poashtu edhe bashkpunimin polici qytetarë dhe anasjelltas.
IKSN, kërkon nga IPK dhe Prokuroria e shtetit që menjër të merret me këtë rast dhe përgjegjësit të ndjekën penalisht.
Vera e ardhshme pritet ta gjej me skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...