Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po hyn në vitin e fundit të një mandati pesëvjeçar të shënuar nga bisedimet e papërfunduara Prishtinë-Beograd në pak më shumë se një muaj.
“Nëse diçka ndodh në negociatat me Serbinë, do të ndodhë këtë vit. Nëse nuk ndodh këtë vit, kam frikë se do të humbasim dekada”, thotë Thaçi në një intervistë për BBC në gjuhën serbe.
Më tej, BBC shkruan se derisa negociatorët e tjerë thonë se nuk ka presion dhe nxitim, Thaçi sqaron se viti i fundit i mandatit të parë të presidentit Donald Trump është koha më e mirë për të arritur një marrëveshje në Ballkan.
“Unë nuk mendoj se mund të marrim përsëri vëmendjen e Presidentit Trump, SHBA dhe ekipit të tij. Ky kthim i vëmendjes së SHBA në rajonin tonë është një dhuratë nga Zoti si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë – ne duhet ta përdorim atë”, ka deklaruar presidenti.
Presidenti i Kosovës mbështeti fuqimisht nënshkrimin e letrave të synimeve për të vendosur trafik ajror dhe hekurudhor midis Beogradit dhe Prishtinës, pjesë e një marrëveshje të sponsorizuar nga emisari amerikan për dialogun, Richard Grenell.
Po ashtu, BBC thekson mes tjerash se vetë Thaçi ishte pjesëmarrës në negociatat e Brukselit me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq, , të cilët ende nuk kanë arritur një marrëveshje përfundimtare, por janë një numër marrëveshjesh, disa prej të cilave janë zbatuar.
Ky medium mes tjerash në shkrim përmend edhe përvojën e kreut të shtetit kosovar në negociatat me Serbinë e cila llogaritet për dekada.
“Pothuajse nuk kishte tryezë bisedimesh për të cilën ai nuk ishte ulur që nga viti 1999, kur ai doli si një nga drejtuesit e delegacionit të Rambujesë si një nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkruan BBC.
“Asnjëherë nuk kemi qenë më pranë një marrëveshje sepse shumë procese të tjera kanë përfunduar – Kosova është e lirë dhe e pavarur, dhe Serbia e di për pavarësinë e Kosovës. Në të njëjtën kohë, ne jemi shumë larg – do të varet shumë nga liderët e të dy vendeve, pavarësisht nëse ata do të investojnë në të ardhmen apo do të mbeten peng të së kaluarës “, thotë mes tjerash presidenti Thaçi.
“Unë nuk kam asnjë marrëdhënie të veçantë, personale me Presidentin Vuçiq – ne jemi presidentët e shteteve të pavarura, të zgjedhur në një mënyrë të ligjshme, dhe unë promovoj pikëpamjet e vendit tim në çdo forum dhe para të gjithë zyrtarëve, përfshirë presidentin e Serbisë. Ne kemi pasur dallime në të kaluarën, ato ekzistojnë edhe sot, por kjo nuk duhet të na ndalojë pasi dy presidentë që flasin për të ardhmen “.
Në të ardhmen, Thaçi beson se as Kosova dhe as Serbia nuk mund të mbështeten në anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE) pa një marrëveshje përfundimtare.
“Nëse e humbim këtë mundësi, ne do të qajmë në portat e Brukselit, por nuk do të shqetësohet apo interesojë askujt,” përfundon ai.
Thaçi në këtë intervistë ka folur edhe për Gjykatën Speciale.
“Kosova ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj ndaj Gjykatës Speciale, duke bashkëpunuar më shumë me drejtësinë ndërkombëtare se çdo vend në rajon”.
“Ne po e bëjmë këtë për të mbajtur një partneritet me Washingtonin dhe Brukselin “.
Në të njëjtën kohë, Thaçi kërkon që puna e Gjykatës Speciale të mos politizohet, transmeton Klan Kosova.
PSG-ja fiton minimalisht ndaj Lens dhe vazhdon shkëputjen ng...
Analistët komentojnë kërkesën për status të ri të gjuhës ser...
Ndotja e ajrit në Lahore ishte 80 herë më e lartë sesa kufiz...
Bislimi: Raporti i Komisionit Evropiam 2024 rikonfirmoi zhvi...
Në Tiranë ‘shpërthen’ gripi i shpendëve
Kurti: Vepra e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu është ...