Ministri Veliu pret në takim ambasadoren Barisic, Kosova dhe Kroacia do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer

11:56 | 21 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z.Agim Veliu, ka pritur në takim njoftues ambasadoren e Kroacisë në Republikën e Kosovës, znj. Daniela Barisic.

Me këtë rast, ambasadorja kroate i uroi ministrit Veliu emërimin e tij si ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Në këtë takim, ministri Veliu e njoftoi ambasadoren Barisic për prioritet e MPBAP në ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë, anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, liberalizimin e vizave,  avancimin e administratës së Kosovës për aplikim për statusin kandidat në BE, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me Republikën e Kroacisë.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se Republika e Kosovës dhe Republika e Kroacisë si dy shtete mike kanë bashkëpunim të shkëlqyer dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje.

Ndërsa, ambasadorja Barisic pohoi se Ambasada e Kroacisë do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë në avancimin e ndërtimit të institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës dhe në bashkërendimin e aktiviteteve me qëllim të fuqizimit të sundimit të rendit dhe ligjit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme