Google ADS

Thaçi ndan çmimin Hero për Shaban Polluzhën: Mbrojti interesat e kombit

13:22 | 21 Shkurt 2020
A Z

Mbahet akademi përkujtimore në 75-vjetrorin e vdekjes së heroit, Shaban Polluzha, nën patronatin e Presidentit të  republikës së Kosovës Hashim Thaçit.

Në këtë akademi presidenti Thaqi vlerësoi angazhimin, jetën dhe veprën e heroit Shaban Polluzha  për lirinë e vendit.

“Sot është një ditë e veçante dita e rënies së heroit Shaban Polluza prandaj kujtojmë më përgjegjësin më të lartë shtetërore heroin e kombit Shaban Polluza dhe të gjithë bashkëluftëtaret e tij. Kosova dhe Drenica përjetuan krimet me te tmerrshme të diktaturës komuniste ne vitin 1944 1945. Periudha 1944- ishte një nder periudhat me tragjike por me heroike të popullit shqiptarë në Kosovë. Mijëra shtëpi u dogjën mijëra civil të paarmatosur u vranë dhe u masakruan. Me 8 shkurt të vitit 1945 tre jugosllav Kosovën e futen në masën e administrimit ushtarak për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme”, tha ai.

Thaçi tha se rreshtimi në vlerat demokratike dhe civilizuese, radhitja në bllokun antifashist ishte shpresë në vullnetin e qytetarëve dhe ky vullnet u shpreh në konferencën e Bujanit.

“Shaban Polluzha zë vendin më të rëndësishëm të kombit. Ai shënohet si hero në kujtesën e secilit. Mbrojti interesat e kombit. Gjysmë shekull me vonë bijtë dhe bijat krijuan ushtrinë e Kosovës. Vizionin tonë për liri e kuptoi bota demokratike dhe NATO. Pa luftën e tij dhe bashkëluftëtarëve të tij nuk do të ndodhnin as rezistencat si lëvizja për liri, demonstrata e viti 68 dhe nuk do të ndodhte fare liria dhe hapja e bashkimit kombëtar. Sot do të ndajmë me çmimin Hero komandantin Shaban Polluzha”, tha ai./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1683875931810591/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme