Të gjitha vitaminat janë thelbësore që trupi juaj të kryej funksione të përditshme.
Pas shikimit të mirë, dhe lëkurës së shëndetshme qëndron Vitamina A, shkruan Indeksonline.
Ai është i pranishëm në shumë ushqime, dhe rreziku i mungesës së tij ndikon kryesisht të nënat shtatëzëna, foshnjat dhe fëmijët në fazat e hershme të rritjes.
Këtu keni disa shenja që trupi juaj tregon kur mungon ajo vitaminë.
Lëkura e thatë
Një simptomë shumë e zakonshme e mungesës së vitamines A është shfaqja e ekzemës ,kur lëkura bëhet aq e thatë saqë merr ngjyrë të kuqërremtë sikur të lëndoheni.
Nuk shihni natën
E njohur si nyktalopia , është një problem i syve që e bën të vështirë të shihet në errësirë.
Aknet
Në mungesë të saj, fytyra mund të prodhojë vaj të tepërt i cili mund të shkaktojë shfaqjen e puçrave.
Shërimi i ngadaltë i plagës
Trupi ka tendencë të shërojë plagët brenda një kohe të shkurtër falë prodhimit të kolagjenit. Vitamina A ndihmon në prodhimin e saj. Kështu që nëse vini re që lëkura juaj ka probleme për të shëruar plagët, duhet të konsumoni ushqim që ka mjaftueshëm vitaminë A, siç janë karota, portokalli, qumështi dhe mishi i kuq.
Rritje e ngadaltë
Është e rëndësishme të konsumoni vitaminë A që nga muaji i tretë i shtatëzanisë dhe t’i jepni fëmijës gjatë viteve të para të jetës.
Sytë e thatë
Një nga shenjat më të rëndësishme të kësaj mangësie është pamundësia për të prodhuar lot. Nëse kjo vazhdon për një kohë të gjatë, mund të çojë në humbjen e shikimit.
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...