Qindra të infektuar me koronavirus në burgjet e Kinës

08:38 | 21 Shkurt 2020
Arbresh.info

Më shumë se 400 raste me koronavirus janë lajmëruar në burgjet e Kinës, thanë zyrtarët të premten.

Të infektuarit u gjetën në dy qeli, në provincën veriore të Shandong dhe në lindje të Zhejiang, duke arritur numri i te infektuarve deri në 258 viktima të enjten.

Autoritetet shkarkuan shefin e departamentit të drejtesisë në Shandong pasi u zbulua masa e shpërthimin në burgun Rencheng në qytetin Jining. Në përgjithësi, 207 persona në burg u testuan pozitivë shkruan arbresh.info

Rasti i parë me koronavirus u shfaqe te një zyrtar i burgut me 13 shkurt i cili dërgoj deri në largimin nga puna të shtatë zyrtarëve.

Rreth 74,000 raste të koronavirusit të njohur si COVID-2019 janë lajmëruar në Kinë dhe më shumë se 2,200 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit, shumica e rasteve janë lajmëruar në Hubei dhe në qytetin e Wuhan./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme