Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shpallur të premten ditë zie, pas tragjedisë së rëndë të së martës, ku u shua një familje pesë anëtarësh.
Haziri tha se me këtë rast, ndërpriten të gjitha aktivitetet kulturore e politike të planifikuar për sot, si dhe do të vendosen flamujt në gjysmështizë, në të gjitha institucionet komunale.
Ndryshe, pas tragjedisë Gjilanin do të vizitojnë edhe zyrtarë të lartë tën shtetit.
Fillimisht në ora 10:30, Haziri do të presë në takim ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.
Pastaj, në 15:00, kreu i Gjilanit do të presë në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës, Vjosa Osmani.
Ndërsa më pas, kryeparlamentarja Osmani do të mbajë fjalim para kuvendarëve të Gjilanit si dhe do të vizitojë shkollën fillore “Thimi Mitko”.
Ndërsa, në orën 17:00 Haziri dhe Osmani do të shkojnë për vizitë ngushëlluese në familjen Bllaca.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...