Mediat serbe po pretendojnë se i Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer dhe i Dërguari i Posaçëm i Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Richard Grenell nuk kanë qëndrime të njëjta për marrëveshjen Kosovë – Serbi.
Sipas mediave serbe, pas nënshkrimit të dy marrëveshjeve për trafikun ajror dhe hekurudhor midis Kosovës dhe Serbisë, SHBA-të kanë marrur rolin e ndërmjetësuesit në dialogun Kosovë Serbi.
Konkretisht, shkruan Blic.rs, Matthew Palmer, si zyrtar i Departamentit të Shtetit tha një intervistë se i takon Kosovës dhe Serbisë të vendosun parametra për dialog dhe se “shkëmbimi i territorit ësht ende një mundësi nëse pajtohen të dyja palët”.
“I takon palëve të përcaktojnë parametrat e dialogut. SHBA mbështet të dy palët për të gjetur një mënyrë për t’u rikthyer në tryezën e bisedimeve, për të diskutuar të gjitha çështjet dhe për të gjetur një mënyrë për të ecur drejt normalizimit të marrëdhënieve”, tha Palmer.
Siç theksoi ai, njohja e ndërsjellë do të ishte rezultati ideal i zgjidhjes së këtij problemi.
“Ne do të donim që njohja e ndërsjellë e Kosovës dhe e Serbisë të ishte rezultati i procesit të bisedimeve,” tha Palmer.
E lidhur me publikimin e gazetës “EU-Observer”, ka reaguar i Dërguari Special i Presidencës së SHBA-ve, Richard Grenell dhe mohoi se SHBA-të janë të hapura për shkëmbimin e territoreve.
“Fake news”, shkroi Grenell në llogarinë e tij në Twitter duke komentuar mbi artikullin e gazetës.
“Unë jam në favor të asaj që dakordohen palët. Unë jam i përqëndruar në zhvillimin ekonomik, jo politikën”, shkroi Grenell.
Grenell gjithashtu u kontaktua nga Blici serb në lidhje me deklaratën e Palmer, por ky i fundit ka thënë se për këtë duket të kontaktohet vet Palmeri.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç