Google ADS

Ministri Konjufca falënderon Xhamaikën për njohjen e Kosovës

20:13 | 20 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm i Kosovës Glauk Konjufca, është shprehur falënderues ndaj shtetit të Xhamaikës, për njohjen e Republikës së Kosovës.

Konjufca këtë e ka bërë përmes një postimi në Facebook.

Ministri i Jashtëm tutje shtoi se janë të interesuar që të thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve./arbresh.info/

Postimi i plotë i Konjufcës:

Shpreh mirënjohjen më të lartë qeverisë dhe popullit të Xhamaikës për vendimin miqësor e shumë të mirëpritur për njohjen e Republikës së Kosovës.

Njohja e Republikës së Kosovës është një moment i veçantë i miqësisë në mes të vendeve tona.
Qeveria e Republikës së Kosovës do të përcjellë, përmes kanaleve diplomatike, gatishmërinë për të inicuar lidhjen e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve tona dhe për të thelluar miqësinë dhe bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe popujve tanë.

https://www.facebook.com/GlaukKonjufca1981/posts/1341730946014093

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme