Google ADS

Vashat e Kosovës triumfojnë kundër Uellsit, arrijnë në finale

19:28 | 20 Shkurt 2020
Arbresh.info

Vashat e përzgjedhura të Përfaqësueses së Kosovës së përbërë prej vashave U16, U19 e U23, nga përzgjedhësi Kushtrim Munishi, kanë përmbyllur fazën e grupeve të turneut ndërkombëtar për femra “IL CALCIO E’ ROSA” me tri fitore.

Ato kanë mundur Bolzanon me rezultat 3:0, pastaj dërmuan Lazion C. R, 8:0 dhe në ndeshjen e tretë ngadhënjyen kudër Uellsit me 5:0 dhe porta e Dardaneve mbeti e paprekur.

Sikur në dy ndeshjet tjera edhe në këtë ndeshje futbollistet tona treguan cilësi, të kurorëzuar edhe me gola, duke zbatuar detyrat e vëna nga përzgjedhësi Munishi dhe shtabit teknik me disiplinë të lartë, korrektësi e syçeltësi.

Në ndeshjen e sotme, Dardanet  e nisën serinë e  golave në minutën e 20-të përmes Verona Berishës, ndërkaq në minutën e 23 Laureta Temaj ngriti epërsinë në 2:0. Që pjesa e parë të përmbyllet me rezultat 3:0 u kujdes, Loreta Lulaj në minutën 38-të.

Pjesa e dytë po ashtu nisi me mbizotërim nga ana e vashave të Kosovës, kështu dhe shënuan edhe dy gola. Së pari në minutën e 72-të shënoi Njomëza Osmani për 4:0, ndërsa në 5:0 rezultatin e vulosi Fortesa Berisha në minutën e 78-të, e cila bashkë me Loreta Lulajn kanë shënuar në tri ndeshjet nga një gol.

Përfaqësuesja e Kosovës nesër prej orës 10.00 takohet në finale me Moldavinë.

Uellsi  – Kosova  0:5 (0:3)

Stadiumi“Piergiorgio Tintisona” Paliano

Shikuesdisa dhjetëra

GjyqtarëC. Chirnoaga, M. Bosco e C.Rosati.

ShënueseV. Berisha(20), L. Temaj(23), L. Lulaj(38), N. Osmani(72), F. Berisha(78) për Kosovën.

UellsiC.Forrester, G,. Corne, H. Hoare, C. Jones(Bufton), J. Longhurst(Lambert), S. Norman, E. Atkins, M. Francuis-Jones(Simpson(, G. Morris, B; Leweliyn e S. Tropper(Palin).

KosovaF. Kolgeci(Ramdan), D. Halilaj,A. Fejza (D. Shala), D. Graiçevci, L. Shumolli,  V. Berisha, L. Temaj, K. Biçkaj(N. Osmani), E. Kryeziu(B. Shala), L. Lulaj(F. Berisha), B. Rexhepi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme