Liverpooli i ka gati 55 milionë euro për Wernerin

19:06 | 20 Shkurt 2020
A. B.

“Reds” janë mjaft të interesuar për ta transferuar sulmuesin e rrezikshëm gjerman të Leipzigut gjatë verës që vjen

Liverpooli është mjaft i interesuar për transferimin e futbollistit gjerman, Timo Werner, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi i rrezikshëm po shkëlqen në fanellën e Leipzigut këtë sezon dhe kjo ka bërë që klubet e njohura evropiane t’ia vënë syrin atij.

Sipas “beIN Sports”, kampioni evropian dhe botëror është i gatshëm t’i paguajë 55 milionë euro për përfaqësuesin gjerman.

23 vjeçari thuhet se ndihet i lumtur dhe krenar me interesimin e klubit nga “Anfield Road”.

Werner i ka realizuar 20 gola në 22 ndeshje në Bundesligë këtë sezon.

Ai i ka edhe katër gola në Champions League.

Të fundit e shënoi mbrëmë ndaj Tottenhamit në udhëtim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme