Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim i është referuar sërish ngritjes së një akademie të transparencës, e cila do të merret në detaje me fondet që Shqipëria do të marrë nga shtetet e huaja për procesin e rindërtimit.
Përmes një mesazhi në rrjetin social, Yuri Kim shkruan se transparenca dhe llogaridhënia janë esenciale për rindërtimin.
“Transparenca dhe llogaridhënia janë esenciale. Kjo është arsyeja se përse SHBA-të do të krijojnë një akademi të re të transparencës, për të mbështetur një qeverisje transparence, të përgjegjshme para qytetarëve dhe një trajnim anti-korrupsion.’-shkruan ambasadorja, teksa ripërcjell mesazhin e ambasadorit të BE-së në Tiranë Luigi Soreca.
“Konferenca e Donatorëve në Bruksel ishte një sukses i madh. Tani është e rëndësishme për të siguruar mekanizma të qartë, efikas, pjesëmarrës dhe transparent të financimit që lejojnë përgjegjshmërinë për fondet. Të krijojë hapësirë për të gjithë donatorët për të ekzekutuar zotimin e tyre. 9 parimet do ta udhëheqin këtë punë.”-shkruante Soreca.
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...