Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në një takim me përfaqësuesit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Gabriel Di Bella, tha se institucionet e vendit janë të përkushtuara që të krijojnë një kulturë të re të qeverisjes, si dhe një disiplinë më të qartë fiskale.
Në takimin që sot ajo e zhvilloi me të, Osmani nënvizoi ndihmën e FMN-së që ky institucion ua ka ofruar institucioneve të vendit për mënyrën e planifikimit dhe të menaxhimit të buxhetit.
Ajo shprehu gatishmërinë e saj dhe të Kuvendit të Republikës që ta vazhdojnë bashkëpunimin me FMN-në, për t`u siguruar që legjislacioni i miratuar në Kuvend, përveç tjerash, të përkrahet edhe nga FMN-ja.
Osmani, më tej, nënvizoi se pret që gjatë hartimit dhe më pas miratimit të buxhetit të ri, përqendrimi kryesor i institucioneve tona të jetë investimi në kapitalin njerëzor.
“Buxhet pro-zhvillimor, i përqendruar në arsim, shëndetësi dhe rritje të punësimit, sidomos për gratë dhe të rinjtë – ky është synimi ynë”, tha dr. Osmani.
Në anën tjetër, zëvendësshefi i Divizionit në departamentin Evropian, z. Di Bella, shprehu gatishmërinë e institucionit që e përfaqëson që të vazhdojë bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës dhe me institucionet e tjera të vendit.
Ai e ritheksoi gatishmërinë e FMN-së që të vazhdojë jetë në dispozicion të institucioneve të Kosovës, sidomos tash, në prag të miratimit të buxhetit të vitit 2020./arbresh.info/
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...