Komisioni Evropian kohët e fundit përsëriti rekomandimin e tij dhe bindjen e tij se është koha për të filluar negociatat me vendin tuaj, gjegjësisht me Republikën e Maqedonisë së Veriut, tha ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar gjatë vizitës së tij të parë në Probishtip.
Ai vërejti se në tetorin e kaluar vendet anëtare të BE-së kërkuan një metodologji të re, domethënë një proces të ri të hapjes së negociatave me vendet që kërkojnë të anëtarësohen në BE.
“Në këtë kontekst, Komisioni Evropian ka përgatitur një dokument, i cili tani është në proces diskutimi nga vendet anëtare të BE-së. Shpresojmë që ose ai kusht ose parakusht ose bllokimi i rrugës së shpejti mund të hiqet në mënyrë që të lejojë vendet anëtare të hapin ose të caktojnë një datë për negociatat”, tha Zhbogar.
I pyetur se çfarë duhet të bëjë Republika e Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në BE, Zhbogar tha se ka ende gjëra që vendi duhet të bëjë.
“Ka shumë gjëra që vendi juaj duhet të sigurojë dhe për këtë qëllim ekziston procesi i zgjerimit dhe ju nuk mund të anëtarësoheni në BE në këtë moment. Së pari, ekonomia juaj, shoqëria juaj, mjedisi dhe institucionet shtetërore duhet të jenë të gjithë të përgatitur për t’u anëtarësuar në BE dhe kjo është arsyeja pse ekziston procesi negociues për t’u përgatitur. Me një fjalë, vendi juaj duhet të zbatojë standardet e BE-së”, tha Zbogar.
I pyetur se si e shikon procesin e ardhshëm zgjedhor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Zhbogar u përgjigj se ai pret organizim të zgjedhjeve të ndershme dhe demokratike, siç ka ndodh deri më tani./telegrafi
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...