Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka mbajtur mbledhjen në të cilën u morë vendimi për certifikimin e kandidatëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në Podujevë.
Për kryetar të Komunës së Podujevës u certifikuan vetëm 3 kandidatë nga tri partitë, LDK, VV dhe PDK.
Kryeshefi Ekzekutiv, Yll Buleshkaj tregoi se tre kandidatët nga subjektet politike kanë përmbushur kriteret dhe duhet të certifikohen.
“Tri kandidatura nga LDK, Nexhmi Rudari nga VV Shpejtim Bulliqi dhe nga PDK, Naim Fetahu. Kërkoj nga KQZ që të certifikohen pasi plotësojnë kriteret”, tha ai.
Këtë vendim e kundërshtoi vetëm anëtari i KQZ-së Eshref Vishi i cili tha se ka hapësirë për garim edhe për subjektet tjera politike.
Në këtë mbledhje u mor vendimi për shqyrtimin e formulës së Këshillave të vendvotimeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë.
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali