Google ADS

Varrosen pesë anëtarët e familjes Bllaca, nesër ditë zie në Gjilan

16:37 | 20 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ju është dhënë lamtumira e fundit 5 anëtarëve të familjes Bllaca nga Gjilani.

Mes dhimbjesh e lotësh qindra qytetarë u mblodhën sot për t’i dhënë lamtumiren e fundit 5 anëtarëve të familjes Bllaca në fshatin Cernicë të komunës së Gjilanit.

Në mesin e shumë të pranishmëve në këtë ceremoni mortore ishin edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Çalaj e Ahmet Isufi nga AAK-ja.

Kujtojmë se 5 anëtarët e familjes Bllaca humbën jetën në mënyrë tragjike të martën në shtëpinë e tyre në Gjilan.

E në emër të familjes Bllaca, Halil Bllaca  falënderoi të gjithë të pranishmit që u qëndruan pranë gjatë këtyre ditëve.

“Kjo familje beson në Zot, ju falënderoj të gjithëve që na keni qëndruar tash e sa ditë pranë. Ne do t’i kemi tri ditë të pame, ju falënderoj të gjithëve”, ka ai.

E nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbëri Ismili tha se nesër është ditë zie ne Gjilan.

“Në emër të Komunës shprehi ngushëllime për familjen Bllaca. Nesër në Gjilan është ditë zie me kërkesë të Kryetarit të Gjilanit”.

Në bazë të raportit Policor deri tash është bërë publike se një Police përkatësisht Valdete Bllaca ka vrarë 2 prindërit 2 vëllezërit dhe pastaj vetën.

Në bazë të Policisë e ndjera kishte probleme psikike./arbresh.info/

 

Qindra qytetarë mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit familjes Bllaca

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme