Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot kredencialet e Ambasadores së Republikës së Letonisë, Gunta Pastore, ambasadore jo-rezidente për Kosovën.
Duke e uruar për punën, presidenti Thaçi ia ka shprehur ambasadores së re falënderimet dhe mirënjohjen e institucioneve të Republikës së Kosovës për përkrahjen e Letonisë.
“Jemi mirënjohës për përkrahjen, qoftë në raporte bilaterale, qoftë duke vepruar në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare në Kosovë”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se “Kosova dëshiron të mësojë sa më shumë nga përvoja e Letonisë”.
Ambasadorja Pastore u shpreh e gëzuar me mundësinë e re të bashkëpunimit dhe shtoi se Letonia e përkrah Kosovën në rrugën e saj për integrime euroatlantike.
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...