Google ADS

Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në procesin e integrimit evropian

15:48 | 20 Shkurt 2020
Arbresh Info

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti në takim Anja Becky, udhëheqëse e Bashkëpunimit për Zhvillim të Ambasadës federale të Gjermanisë dhe Mark Barret, udhëheqës i projektit të GiZ “Përkrahje për Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë”, me të cilët diskutoi për bashkëpunimin e deritashëm, përkrahjen e fuqishme të cilin e jep Gjermania, në veçanti GIZ-i për procesin integrues, dhe për rrjedhën e implementimit të projektit me MIE.

Ministri Reka falënderoi Beckyn për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, respektivisht për procesin e integrimit evropian pasi që avancimi në këtë proces i hapë rrugë perspektives së qytetarëve tanë.

Në njoftimin për media thuhet se projekti “Përkrahje për Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë” gjatë këtyre viteve të fundit ka qenë thelbësorë për ngritjen e kuadrove institucional, dhe se GIZ do të vazhdoj mbështetjen e MIE-së drejt zbatimit me prioritet të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe në përgatitjen e administratës për aplikimin e ardhshëm për anëtarësim në BE.

Më tej në njoftim thuhet se Becky dhe Barrett rikonfirmuan përkrahjen e GIZ-it në pajtim me prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në procesin integrues./arbresh.info/

 

Të ngjashme