Google ADS

Probleme të mëdha për Napolin, Koulibaly do mungojë ndaj Barcelonës

15:50 | 20 Shkurt 2020
Arbresh Info

Qendërmbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly do mungojë në përballjen ndaj Barcelonës, e vlefshme për 1/16 e Ligës së Kampionëve.

Koulibaly ka pësuar lëndim në ndeshjen ndaj Parmës në dhjetor dhe ende nuk është shëruar, transmeton portali arbresh.info.

28-vjeçari u rikthye në fushë me 9 shkurt duke luajtur 90 minuta në përballjen ndaj Leece, por pas tri ditëve ishte rezervë ndaj Interit.

Trajneri, Gennaro Gattuso ka konfirmuar se senegalezi nuk do jetë pjesëmarrës në ndeshjen e parë ndaj Barçes.

“Preferoj ta ndal për 7 – 10 ditët e ardhshme, pastaj të jetë në formë të mirë”, deklaroi ai.

Kujtojmë që ndeshja mes Napolit dhe Barcelonës do zhvillohet të mërkurën dhe nis në ora 21:00./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme