UNICEF: Vriten 19 fëmijë nga sulmet ajrore në Jemen

15:25 | 20 Shkurt 2020
Arbresh.info

Të paktën 19 fëmijë u vranë në sulmet ajrore në veri të Jemenit fundjavën e kaluar, dhe po kaq mbetën të plagosur, bëri të ditur UNICEF në një deklaratë të enjten ,transmeton Anadolu Agency (AA).

“UNICEF me trishtim konfirmon se sulmi i fundit në Al-Jawf, në veri të Jemenit, më 15 shkurt, mori jetën e 19 fëmijëve (tetë djem dhe 11 vajza) dhe plagosi 18 të tjerë (nëntë djem dhe nëntë vajza të tjera)”, tha Sara Beysolow Nyanti, Përfaqësuese e UNICEF-it në Jemen.

Të shtunën e kaluar, rebelët Huthi deklaruan se avionët e koalicionit arab të udhëhequr nga Sauditët kishin në objektiv qarkun Al-Masloub të provincës Al-Jawf me disa sulme, duke vrarë 35 civilë dhe duke plagosur disa të tjerët.

Sulmi u dënua nga OKB. “Ne mbanim shpresë për arritjen e paqes në Jemen. Por përshkallëzimi shqetësues i dhunës gjatë javëve të fundit është një kthim i ngjarjeve të rënda që fëmijët në Jemen vazhdojnë të mbajnë barrën më të rëndë të konfliktit”, tha Nyanti.

UNICEF u bëri thirrje të gjitha palëve në konflikt të mbrojnë jetët e fëmijëve duke i dhënë fund kësaj lufte brutale, para së gjithash.

“Vuajtjet e përditshme të fëmijëve në Jemen nuk duhet të harrohen ose të kalojnë pa u vënë re”, shtoi ajo.

Jemeni është kapluar nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014 kur rebelët Houthi të mbështetur nga Irani pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur një koalicion ushtarak i udhëhequr nga sauditët filloi një fushatë shkatërruese ajrore që synonte kthimin e fitimeve territoriale të rebelëve Houthi.

Sipas OKB-së, që atëherë dhjetëra mijëra jemenasë, përfshirë shumë civilë, besohet se janë vrarë në konflikt, ndërkohë 14 milionë të tjerë rrezikojnë nga uria.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme