Google ADS

Arrestohet një person i kërkuar për “vjedhje të rëndë”

15:18 | 20 Shkurt 2020
Arbresh.info

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë, i cili ishte i dënuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Njësitet relevante të Stacionit Policor Pejë, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin A. B. i lindur me 1988, m/k/sh, i cili është i dënuar për këtë vepër penale

I dyshuari ka edhe tri (3), urdhër arreste të lëshuara nga e njëjta gjykatë, të cilat do të procedohen më vonë.

I njëjti pas arrestimit është dërguar në qendrën e paraburgimit në Pejë, për vuajtje të dënimit./arbresh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme