Mesfushori i Real Madrid, Casemiro ka thënë se bashkëlojtari, Fede Valverde do të bëhet një ndër lojtarët më të mirë në botë në pozitën e numrit tetë.
Braziliani i ka ndihmuar uruguaianit këtë sezon, ndërsa kualiteti i këtij të fundit ka prekur maksimumin, transmeton portali arbresh.info.
Casemiro beson se Valverde është duke bërë punë fenomenale, por nuk duhet të këtë shumë presion.
“Kam thënë se do të bëhet një ndër më të mirët në botë në dy vitet e ardhshme. Mendoj se isha gabim sepse brenda një kohe të shkurtër është duke u bërë lider”.
“Është duke pasur sezon të pabesueshëm, është një ndër lojtarët më të rëndësishëm dhe është duke u rritur në çdo ndeshje.
“Është duke bërë punë fenomenale, por është vetëm 21-vjeç, andaj nuk duhet të këtë presion. Me pëlqen sepse është lojtar i qetë dhe dëgjon. Është duke luajtur shumë mirë dhe ende është shumë i qetë”, theksoi braziliani për Libero.
Ndeshja e radhës për “Los Blancos” është kundër Levante./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...