FRPD ditën e sotme ka mbajtur një protestë në kuadër të 29-vjetorit të rrëzimit të bustit të diktatorit shqiptar, Enver Hoxhës.
Grupi i të rinjve me pankarta nëpër duar kanë bër thirrje kundër qeverisë së kryeministrit Rama duke thënë se vendi nuk është zhvilluar për shkak të tij.
Ndërsa dëgjohen me thirrjet e tyre: “Nga krimi nga droga na iku Europa”, ata kërkojnë rikthimin e dinjitetit, të shpresës me dëshirën për të mos u larguar nga Shqipëria.
Kjo protestë është kryesuar nga kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi i cili ka mbajtur edhe një fjalim ku ndër të tjera ka thënë se nuk e sheh Shqipërinë si një vend për të jetuar.
“Nuk e meriton Shqipëria e 2020 të jetë në këtë gjendje. Qeveria ka tradhtuar misionin e saj, ky kryeministër ka tradhëtuar të rinjtë. Shqipëria çdo ditë po grabitet. Të rinjtë kanë zgjedhur si formë proteste largimin nga vendi. Janë më mijëra të rinj që realisht duan ndryshimin. Ndryshimi do të vijë dhe atë do ta sjellë partia Demokratike. Hapi i parë do të jetë anulimi i ligjit për Arsimin e Lartë. Në Shqipëri do të vlojnë idetë, do të ketë shpresë. Të rinjtë po i largohen vendin dhe kjo është tragjedi Kombëtare.” tha Këlliçi./TCH
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...