Google ADS

Përforcimet e Vuçiq për zgjedhje, e merr në parti gruan e Oliver Ivanoviq

15:23 | 20 Shkurt 2020
Arbresh.info

Pas dy muajsh në Serbi do të mbahen zgjedhjet parlamentare, ku tashmë presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka filluar edhe përforcimet për zgjedhjet në partinë e tij.

Ai ka marrë në partinë e ti, Milena Popovicin, gruan e politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviq.

Lajmin për kalimin zyrtar të Popoviq në “SNS”-në, e Vuçiqit e ka bërë të ditur Marko Gjuriq përmes një njoftimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, duke i uruar mirëseardhje gruas së Oliver Ivanoviqit, transmeton arbresh.ifo.

“Sot festa jonë është bërë më e pasur për një person që ka energji, këmbëngulje, sakrificë të pashembullt për familjen e tij dhe Serbinë! Me fytyra të reja, e me forcë të re dhe me Aleksandar Vuçiçin në krye, ne do të vazhdojmë ta heqim Serbinë nga gjunjët e saj së bashku! Milena Ivanoviç, mirë se erdhe në SNS!”, ka shkruar Gjuriq./Arbresh.info

https://twitter.com/markodjuric/status/1230426569044381696?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1230426569044381696&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fperforcimet-e-vuciq-per-zgjedhje-e-merr-ne-parti-gruan-e-oliver-ivanoviq%2F

 

 

Të ngjashme