Google ADS

Aksident në Prizren, kamioni godet çiklistin

12:12 | 20 Shkurt 2020
Arbresh.info

Policia e Kosovës raporton për një aksident trafiku në Prizren ku shoferi i kamionit ka goditur çiklistin. Viktima mashkull/K është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

Prizren 19.02.2020 – 15:15. Është arrestuar vozitësi mashkull/K, pasi që i njëjti me kamion nga pakujdesia ka goditur biçiklistin viktimën mashkull/K. Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme