Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka marrë vendim të shfuqizohet procesi i emërimit të noterëve e cila ishte nisur nga ish ministri Tahiri, raporton arbresh.info.
Ndërkaq ka deklaruar se së bashku me këtë, është shfuqizuar edhe vendimi për emërimin e komisionit për zgjedhje të noterëve, ngase sipas saj anëtarët e këtij komisioni janë zgjedhur zgjedhë nga ish ministri Tahiri.
“Konkursi do të shpallet sa ti bëjmë disa procedura tona të brendshme dhe vendimi i dytë është që në kemi shfuqizuar vendimin për emërimin e komisionit për zgjedhje të noterëve dhe anëtarët që janë zgjedhur nga ish ministri ata kanë mandat 3 vjeçar por ne e kemi shfuqizuar. Anulimi i këtij procesi do të udhëhiqet nga transparenca dhe ky vendim është sinjal i qartë që procese të tilla nuk do të ndodhin asnjëherë”, deklaroi Haxhiu./arbresh.info/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”