Google ADS

Zyrtare: Barcelona transferon Martin Braithwaite

11:40 | 20 Shkurt 2020
Arbresh Info

Barcelona ka transferuar sulmuesin, Martin Braithwaite nga Leganes.

Lëndimet e Ousmane Dembele dhe Luis Suarez kanë bërë që Barcelona të fitojë të drejtën për të transferuar një lojtar nga La Liga, transmeton portali arbresh.info.

Braithwaite ka të drejtën për të luajtur në kampionatin spanjoll nën fanellën e gjigantit spanjoll, mirëpo nuk mund të luajë në Ligën e Kampionëve.

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1230436123580739584

Danezi u transferua në “Camp Nou” për 18 milionë euro dhe ka nënshkruar kontratë katërvjeçare e gjysmë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme