Juventus është duke monitoruar situatën e mbrojtësit të Romës, Chris Smalling.
Smalling momentalisht është huazim te Roma dhe ka impresionuar të gjithë me paraqitjet e mira, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Daily Mail, “Zonja e Vjetër” është i interesuar për 30-vjeçarin se bashku me Everton dhe Tottenham.
“Djajtë e Kuq” për Smalling kërkojnë 16.5 milionë euro, vlerë të cilën thuhet se Roma është e gatshme ta paguajë.
Smalling këtë sezon ka bërë 19 paraqitje duke shënuar dy gola dhe kontribuar me një asistim.
Skuadra e Maurizio Sarrit këtë sezon nuk e ka pasur mbrojtjen më të mirë, pasi transferimet Matthijs de Ligt dhe Merih Demiral nuk kanë munduar të gjejnë formën më të mirë të mundshme./arbresh.info.
“24 orë i ki me Xheneten, se tani dal une!”, Driloni ngacmon...
Spiropali në Azerbajxhan: Jo më qëndrime asimetrike në përba...
Në Prishtinë vendoset pllaka përkujtimore e dëshmorit Ismet ...
Veshja më e shtrenjtë në historinë e boksit – Jake Paul kish...
Irani mohon që i dërguari i tij në OKB është takuar me Elon ...
E ardhmja dhe sfidat e kombëtares kosovare nën udhëheqjen e ...