Google ADS

AAK vazhdon mbledhjen e nënshkrimeve nga deputetët kundër taksës

10:59 | 20 Shkurt 2020
Arbresh Info

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është duke vazhduar me mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për mos heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave që vijnë nga Serbia.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë për Telegrafin se deri tani kanë mbledhur 31 nënshkrime.

“Deri më tani janë mbledhur 31 nënshkrime, Partia Demokratike e Kosovës 13, Nisma Socialdemokrate 5 dhe ne të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës 13”, ka thënë ai.

Ndërkohë, AAK ka kundërshtuar qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti, që taksën 100 për qind ta zëvendësojë më reciprocitet të plotë, ekonomik, politik dhe tregtar.

Së fundmi, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga kryemininistri, Albin Kurti, që taksën 100 për qind ta largojë vetëm për kontratën finale për njohje në kufijtë ekzistues dhe jo taksa të largohet për tu kthyer dialog, sepse siç ka thënë ai procesi i dialogut është konsumuar dhe kompromentuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme