Google ADS

Ronaldo: Mbappe është e tashmja dhe e ardhmja e futbollit

10:34 | 20 Shkurt 2020
Arbresh Info

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo beson se sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe është e ardhmja e futbollit.

Mbappe vazhdon me formën e mrekullueshme te PSG, ndërsa është i shumë kërkuar nga Real Madrid, transmeton portali arbresh.info.

Portugezi beson se francezi është e ardhmja e futbollit duke e quajtur lojtar fantastik.

“Mbappe është e ardhmja dhe e tashmja. Është lojtar fantastik, shumë i shpejtë dhe do jetë e ardhmja”, deklaroi Ronaldo për Marca.

Këtë sezon Ronaldo është në formë të frikshme pasi ka shënuar në 11 ndeshje radhazi për “Zonjën e Vjetër”.

Ndërsa, Mbappe që prej transferimit të “Parisienët” ka shënuar 84 gola në 116 paraqitje./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme