3 sekretet kryesore që duhet t’i dini para se të nisni dietën

10:08 | 20 Shkurt 2020
Arbresh Info

Për një ushqyerje të shëndetshme dhe jo hiperkalorike duhen pasur parasysh shumë gjëra. Por është mirë të mos i kapërcejmë hapat

Pi shumë ujë dhe pije të tjera jokalorike

Njerëzit shpesh ngatërrojnë etjen me urinë. Prandaj mund të marrësh kalori shtesë kur në fakt ajo që të duhet është një gotë me ujë të ftohtë.

Nëse nuk të pëlqen të pish thjesht ujë, shto një fetë limoni, apo sallatori ose përziej çajra me shije të ndryshme si ai i mangos dhe pjeshkës, të cilët kanë shumë shije, por pak kalori.

Mendo çfarë të shtosh, jo çfarë të heqësh

Mundohu që të konsumosh 5-9 racione frutash ose perimesh çdo ditë. Duket shumë? Nuk është, sepse mund të përgatisësh një turli me pesë lloje perimesh dhe ja ku e kalon klasën, për më tepër që ia vlen, sepse në të njëjtën kohë merr sasinë e fibrave që të nevojitet dhe ngopesh më shpejt. Për mos të përmendur gjithë vetitë e tyre. Më shumë sesa 200 studime kanë dëshmuar cilësitë kuruese të elementeve të gjetura në këto ushqime.

Je vërtet e uritur?

Kjo nuk është një pyetje një milion dollarëshe, por vlen me siguri miliona kalori! Sa herë të vjen për të ngrënë, analizo nëse është uri apo thjesht ndjen një boshllëk në stomak që do ta mbushësh. Michelle May, autore e një libri të botuar në disa gjuhë për urinë, porosit që këto dy ndjesi nuk duhen ngatërruar. “N.q.s “gërryerja” nuk vjen nga uria e mirëfilltë, të ngrënit nuk do ta qetësojë kurrë atë,” thotë ajo. Kështu që kujdes me sasinë. “Stomaku yt është vetëm sa grushti, kështu që ai do vetëm një grusht ushqim për t’u ndjerë rehat”, thonë dietologët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme