Nuk e dimë nga e ka marrë këtë emër revolucionar, mirëpo e dimë se çfarë fshihet në të
Torta e parezistueshme krematoze e cila përbëhet nga kremrat më të mirë të çokollatës dhe të koreve kërcëlluese nga arrat të cilat kërcëllojnë në dhëmbë.
Përbërësit:
Për brumë:
▪ 10 të bardhë të vezëve
▪ 300 g sheqer të imët
▪ 300 g arra të bluara
▪ 2 lugë miell të egër gruri
Për krem:
▪ 10 të verdhë të vezëve
▪ 200 g sheqer
▪ 3 brinjë çokollate
▪ 250 g gjalpë
▪ 3 lugë të kafesë së zezë të fortë
Përgatitja:
Të bardhët e vezëve dhe sheqerin rriheni deri sa të bëhet si borë e fortë, pastaj gradualisht shtoni arrat dhe miellin.
Nga përzierja e përftuar piqni 4 – 5 kore të rrumbullakëta (në 180 gradë Celsius rreth 20 minuta) dhe lëreni të ftohen.
Për kremin nga të verdhët e vezëve përzieni me sheqer, shtoni çokollatën, qiteni në avull dhe zieni duke e përzier derisa përzierja të fillojë të dendësohet.
Hiqeni nga shporeti, shtoni kafen dhe lëreni të ftohet. Gjalpin e përzier në formë shkume qiteni në kremin e ftohur.
Koret e pjekura lyeni me krem, rendisni njërën mbi tjetrën, pastaj tortën nga jashtë lyeni me krem.
Shërbimi:
Kur torta të jetë gati, ftoheni dhe zbukurojeni me ajkën e ëmbël të rrahur.
Këshillë:
Në vend të çokollatës për zierje mund të përdorni kakao pluhur. /Telegrafi/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...