Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ne rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka pranuar urim nga kryeministri i Sllovenisë, Marjan Šarec.
Në këtë letër urimi, kryeministri slloven ka theksuar se Sllovenia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt zhvillimit më të fortë ekonomik dhe institucional.
Në urim thuhet:
Shkëlqesia juaj,
Me rastin e ditës së pavarësisë së Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta juve, qeverisë tuaj dhe popullit të Kosovës, dhe ju uroj të gjitha të mirat drejt përparimit të gjithanshëm të vendit tuaj.
Sllovenia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt zhvillimit më të fortë ekonomik dhe institucional, përparimit dhe stabilitetit, gjithmonë në të mirë të popullit të vendit tuaj. Më lejoni gjithashtu të riafirmoj mbështetjen e Sllovenisë lidhur me përpjekjet tuaja për të përparuar në rrugën drejt integrimit euro-atlantik.
Ju lutem pranoni, Shkëlqesia juaj, sigurimet e konsideratës dhe vlerësimit tim më të lartë.
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...