Google ADS

Ndërrojnë jetë dy persona nga coronavirusi në anijen Diamond Princess në Japoni

09:51 | 20 Shkurt 2020
Arbresh.info

Dy pasagjerët që vuanin nga coronavirusi në anijen “Diamond Princess” në Japoni, kanë ndërruar jetë.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe autoritetet në Japoni, ndërsa bëhet fjalë për një grua 84 vjeçe dhe një burri 87 vjeç.

Bëhet e ditur se të dy ishin të sëmurë nga sëmundjet ekzistuese pulmonare.

Anija Diamond Princess është e vendosur në një port në Yokohama afër Tokios, e cila momentalisht po mbanë personat që dyshohet se kanë coronavirusin.

Ndërkaq të mërkurën disa udhëtarë janë lënë të lirë, pasi dolën të jenë negativ pas testimeve për virusin.

Mirëpo, Qeveria e Japonisë është marrë në pyetje për vendimin e saj për të mbajtur njerëzit në anije, ndërsa disa ekspertë e kanë quajtur si inkubator të përsosur të virusit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme