Google ADS

Franca anulon mësimin e gjuhës dhe kulturës së huaj, përfshirë edhe gjuhën shqipe

09:34 | 20 Shkurt 2020
Arbresh Info

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se duke filluar nga shtatori, klasa e gjuhës dhe kulturës së huaj do të anulohen në shkolla në të gjithë vendin, transmeton arbresh.info.

Macron, i cili bëri një deklaratë për shtyp në qytetin Mulhouse, pretendoi se “Disa nga shoqëria duan të zhvillojnë një projekt të ri politik për islamin”, ndërsa tha se nuk ka asnjë problem me laicizmin në vend, por ai nuk duhet të jetë një mjet për “luftë” kundër një feje.

“Armiku ynë janë idetë separatiste, ata që duan të largohen nga Republika Franceze dhe ata që nuk e respektojnë ligjin. Është e papranueshme të dëshironi të prishni lidhjen me Republikën Franceze në emër të një feje. Kjo duhet të zgjidhet”, deklaroi Macron, ndërsa shtoi se ky nuk është një plan që synon islamin.

“Ne kemi të bëjmë me ndërhyrjen e të huajve, veçanërisht në shkolla dhe xhami”, vlerësoi Macron.

Duke deklaruar se do të ngrihen 80 qendra stërvitore në vend në luftën kundër veprimeve të “ekstremistëve”, Macron nënvizoi se myslimanët francezë nuk paraqesin problem.

Kreu i shtetit francez tha se 15 xhami, 12 shoqata dhe 4 shkolla u mbyllën në dy vitet e fundit, ndërsa shtoi se 80 mijë studentëve u jepeshin mësime të gjuhës së huaj në kuadër të “edukimit të gjuhës amtare dhe kulturës” (ELCO).

“Si President i Francës, më shqetësojnë mësimet në shkollat e Republikës që shteti nuk mund t’i kontrollojë. Ne nuk mund të sigurojmë kontroll mbi plan programin arsimor dhe ky është një problem”, sqaroi Macron.

Lideri francez bëri të ditur se është e nevojshme të kalohet në sistemin e “Edukimit ndërkombëtar të gjuhëve të huaja” dhe tha se këta mësues dhe imamë gjithashtu duhet të shkollohen në Francë dhe të dinë frëngjisht.

“Turqit që jetojnë në Francë janë francezë në sytë e mi. Unë dua që ata të jenë francezë. Unë dua që ata të kenë të drejtat që kanë francezët, por si francezët, ata i nënshtrohen të njëjtave/arbresh.info/

Të ngjashme