Fosilet e një breshke të ujërave të ëmbla, me përmasat e një makine, janë zbuluar në Amerikën e Jugut.
Sipas një lajmi të BBC-së, fosilet e breshkës së quajtur “Stupendemys”, e cila besohet se ka jetuar në këtë rajon 13 deri në 7 milionë vite më parë, janë gjetur në shkretëtirën Tatacoa të Kolumbisë dhe zonën Urumaco të Venezuelës, transmeton arbresh.info
Edhe pse fosilet e para të këtij lloji janë zbuluar në vitet 1970, shumë mistere në lidhje me kafshën 4 m të gjatë kanë mbetur të pazbardhura.
Ato çfarë ngjallin habinë më të madhe janë përmasat dhe pesha e breshkës “Stupendemys”. Ekzemplarët meshkuj kishin një palë si brirë në secilën anë të guaskës. Gërvishtje të thella të gjetura në fosile tregojnë se këta brirë ka gjasa të përdoreshin si armë për të luftuar kundërshtarët.
Shkencëtarët thonë se kanë gjetur një guaskë 3 metra të gjatë dhe një kockë të poshtme që i ka dhënë më shumë detaje mënyrës së të ushqyerit të këtyre kafshëve.
Ata mendojnë se breshka gjigante ka jetuar në fund të liqeneve dhe lumenjve bashkë me krokodilët gjigantë duke u ushqyer me kafshëza të vogla, bimë, fruta dhe fara.
Sipas shkencëtarëve, përmasat e mëdha të breshkës ishin thelbësore në mbrojtjen e saj nga gjahtarë të tjerë të mëdhenj dhe në fakt, një nga fosilet e gjetura më parë, kishte një dhemb krokodili të mbetur në të./arbresh.info/
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...