Pas paralajmërimit të Spanjës për përshpejtimin e procedurës për ratifikimin e protokollit për në NATO dhe mbështetjen për fillimin e negociatave me BE-në, si dhe qëndrimin e presidentit francez Emannuel Macron se do të mbështesë nisjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën, nëse rezultatet e raportit të Komisionit Evropian që duhet të publikohen në mars, janë pozitiv, e bëjnë marsin muaj kryesor në kalendarin e euro-perspektivave të vendit.
Shefja e diplomacisë së Spanjës Aranca Gonzales Laja, në konferencë për shtyp së bashku me Nikolla Dimitrovin, tha se Spanja do të mbështet fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE në mbledhjen e Këshillit Evropian në muajin mars, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo tha se Spanja punon me Francën për të siguruar konsensus për këtë çështje, duke shtuar se ka diskutuar edhe me sekretarin shtetëror për BE Huan Gonzales Barba, si dhe me homologen e saj franceze, Amelie de Montchalin.
Dimitrov deklaroi se me metodologjinë e re të propozuar nga Komisioni Evropian, e cila parashikon shpërblim për ata që kanë përfunduar detyrat e shtëpisë dhe ndëshkimin për ata që kanë ngecur, do të jetë shumë e vështirë, madje edhe e turpshme, t’i thuhet përsëri jo Maqedonisë së Veriut.
Lidhur me ratifikimin e Protokollit për në NATO në Kuvendin spanjoll, Laja tha se pret kjo të ndodh shumë shpejtë dhe Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotfuqishme e 30-të e Aleancës.
“Ratifikimi i Protokollit aderues tashmë ka filluar në Parlamentin spanjoll, me procedurë të shkurtuar dhe pritet sot të miratohet nga Komisioni për Punë të Jashtme në Dhomën e Ulët, ndërsa javën e ardhshme do të vendoset në votim në sesion plenar në Dhomën e Ulët pas çfarë procedura do të vazhdojë në Senat. Pritjet janë se e gjithë procedura do të duhet të përfundojë deri në fund të marsit të këtij viti”, tha Laja.
Në suaza të vizitës, Dimitrovi realizoi takim edhe me kryetaren e Dhomës së Ulët të Parlamentit spanjoll Mariçel Batet, e cila ia prezantoi kornizën e pritur kohore për procesin e ratifikimit, si e fundit nga vend-anëtar i NATO-s me të cilin duhet të përmbyllet procesi.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...