Google ADS

Ngjarjet kryesore të ditës në Kosovë

07:42 | 20 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ngjarjet që do ta shënojnë ditën e sotme.

Bëhen homazhe tek varri i dëshmorit të Kosovës, Selman Vojvoda. (Llaushë e Skenderajt, ora 09:00)

Administrata Tatimore e Kosovë mban seminar me tatimpaguesit e regjionit të Prishtinës. (Hotel “Emeral”, ora 10:00)

Bëhet konstituimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

Bëhet konstituimi i Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

Mbahet konferenca informuese për aplikim në Festivalin e Aviacionit, Hapësirës dhe Teknologjisë TEKNOFEST 2020. (Hotel “Emerald”, ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova pret në takim ambasadorin bullgar në Kosovë. (Komuna e Istogut, ora 11:00)

Mbahet akademi përkujtimore për dëshmorin e Kosovës, Selman Vojvoda, në 30 vjetorin e rënies së tij. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

Promovohet libri “Obstetrika”, e profesor Shefqet Lulajt. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mbanë konferencë. (Ministria e Drejtësisë, ora 13:00)

Promovohet revista “INTRO”, produkt i punës së studentëve të vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë. (Fakulteti i Filologjisë i UP-së, ora 14:00)

Zhvillohet ndeshja basketbolliste mes Kosovës dhe Islandës. (Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 19:00) .

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme