Guardiola tregon nëse do të largohet nga Man City pas dënimit nga UEFA

07:11 | 20 Shkurt 2020
Arbresh.info

Pep Guardiola ka dhënë sinjalet e para se do të qëndrojë te Manchester City edhe pas dënimit nga UEFA.

Kampionët e Premierligës janë dënuar së fundi nga UEFA me ndalim pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve në dy sezonet e ardhshme.

Guardiola beson se ky vendim i UEFA-s nuk është i drejtë, dhe se pret që skuadra e tij ta fitojë këtë betejë pas ankesës.

Por, pavarësisht se çfarë do të ndodh, ai dëshiron të qëndrojë te Manchester City, nëse nuk shkarkohet.

“Nëse nuk më shkarkojnë, dhe kjo mund të mos ndodh, unë do të qëndroj”, ka deklaruar Guardiola, përcjell lajmi.net.

“Së pari sepse dua të qëndroj, është diçka e veçantë përtej kontratës që kam”.

“Dua të qëndroj për të vazhduar të ndihmoj klubin dhe ta ruajmë këtë nivel sa më gjatë të jetë e mundur”.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme