Nga e marta dosja penale në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndodhet në duart e gjyqtarëve të Apelit të Gjykatës së Posaçme.
Megjithëse, vendimi i Shkallës së Parë që e fajësoi ish-ministrin për “shpërdorim të detyrës” u shpall në shtator 2019 dhe u ankimua prej tij dhe Prokurorisë brenda afatit 15 ditor, dosjes i janë dashur gati 5 muaj për t’u zhvendosur në Apel.
Sipas asaj që transmeton A2, që citon burime pranë gjykatës, sqaruan se vonesa ka ardhur për shkak të kohës së nevojshme për të konsumuar të gjitha mënyrat proceduriale për njoftimin për gjyqin të të bashkëpandehurit të Tahirit, Jaeld Çela.
Ish-drejtuesi i Policisë së Vlorës u gjykua në mungesë dhe as sot nuk është arrestuar nga policia. Gjatë kësaj jave dosja e mbërritur në Apel, ku ish-ministri kërkon pafajësi, do të hidhet në short për përzgjedhjen e gjyqtarit që do të kryesojë shqyrtimin e saj.
Saimir Tahiri u gjykua në Shkallën e Parë për akuzën e “trafikut të narkotikëve” dhe “grupit të strukturuar kriminal”, por u fajësua vetëm për “shpërdorim të detyrës”. Ai u dënua me 3 vjet e 4 muaj burg, por përfundimisht u vendos lënia e tij në provë për 3 vjet, kohë gjatë së cilës nuk duhet të kryejë vepra penale, apo të takohet me të dënuar
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...