Në epokën kur secili posedon një telefon me kamerë, nuk është edhe aq befasi kur ndonjëri shfrytëzon mundësinë të shkrepë ndonjë foto intime.
Mirëpo në Japoni, një kompani teknologjike ka lansuar telefonin e ri që ua ndalon përdoruesve realizimin e fotografive intime.Telefoni Tone e20, ka një softuer detektimi që ka aftësi të kuptojë se çfarë është një fotografi intime.
Nëse detekton pamje të tilla, pajisja do ta bëjë të pamundur ruajtjen e këtyre fotografive, edhe nëse ato shkrepen nga përdoruesit. Edhe pse duket e çuditshme se si një kompani ka ndaluar një veçori të tillë, softueri është i dizajnuar si veçori sigurie. Pajisja e kompanisë “Tone”, është për personat që dëshirojnë telefona të thjeshtë e të lirë.
Përveç këtyre arsyeve, telefoni ofrohet për përdoruesit që janë të rinj në moshë dhe që janë ende në shkollë. Vjedhja e fotografive intime dhe publikimi i tyre në internet, ka qenë njëra prej arsyeve të kompanisë për lansimin e këtij telefoni.
Shumë prej të rinjve janë pre e mashtruesve të internetit që shfrytëzojnë fotografitë e tyre intime për shantazh dhe kërcënime të ndryshme. Ndalimi i shkrepjes së fotove intime në telefonin “Tone e20” është automatik, por përdoruesit e rritur mund ta zhbllokojnë këtë veçori.
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...