Radari kap migrimin e madh të shpendëve mbi Florida

23:08 | 19 Shkurt 2020
Trina Galanxhi

Një tufë e madhe zogjsh që migrojnë nuk është asgjë e pazakontë – ata mund të fluturojnë mijëra milje të pavërejtur.

Por në një ngjarje të rrallë të hënën, radari i Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-së thuhet se ka kapur zogj që migronin nga Amerika e Jugut mbi Florida.

Sipas mediave të huaja, kanë qenë kushtet atmosferike që shkaktuan që sistemet të zbulonin zogjtë, të cilëve u duheshin orë të tëra për të fluturuar mbi stacionin Key West.

Një GIF i prodhuar nga Shërbimi i motit tregon zogjtë që shpërngulen në të gjelbër dhe të verdhë dhe shiu i përshkruar me ngjyrë blu.

Ndryshe, miliona zogj bëjnë udhëtime të vështira mijëra milje çdo vit për të migruar sipas stinëve, për të mbarështuar dhe për të kërkuar furnizime ushqimore./ts/

https://twitter.com/NWSKeyWest/status/1229366284501913600?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1229366284501913600&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.tetovasot.com%2F2020%2F02%2Fradari-kap-migrimin-e-madh-te-shpendeve-mbi-florida-video%2F

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme