Zëvendësministri në Ministrinë e Integrimit Evropian, Taulant Kryeziu ka shpresë për lajme të mira këtë vit sa i përket liberalizimit të vizave, por heziton të jep data.
Kryeziu, në “Dossier D” në RTV Dukagjini thotë se pavarësisht se Kosova i ka plotësuar kushtet, disa vende kanë hezituar të pranojnë liberalizimin e vizave për Kosovën për shkak të mos luftimit të krimit dhe korrupsionit nga ana e institucioneve shtetërore.
Ai thotë se zotimi i kryeministrit Kurti se do të bëjë luftë të pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit do të jetë kartë e fortë në drejtim të liberalizimit të vizave, përcjell Telegrafi.
“Ne do t’i futemi vetingut në gjykata, AKI e polici në nivele të larta. Ne e shohim këtu çelësin. Reformat që do të merren nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të bindin shtetet hezituese të votojnë për liberalizimin e vizave”.
Zëvendësministri në Ministrinë e Integrimit Evropian thotë se reformat që do të merren në Ministrinë e Drejtësisë e atë të Brendshme do të jenë sinjale për shtetet hezituese në mënyrë që Kosova të ketë lajmë të mira gjatë këtij viti.
“Megjithatë nuk jam ithtar i datave se kur mund të ndodh liberalizimi”, deklaroi më tej Kryeziu.
Ai thotë se me kryeministrin Kurti të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve do t’iu mundësohet ambienti i përshtatshme për të luftuar krimin dhe korrupsionin.
“Ata nuk do të kenë frikë se mos po u vjen ndonjë telefonatë nga ndonjë i “fuqishëm”, marrë parasysh qe ne do të bëjmë një standard të ri që të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit”, tha ndër të tjera Taulant Kryeziu.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...