Sot, Qeveria e Kosovës mori disa vendime, në mesin e tyre edhe atë për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës” sh.a.
Gjithashtu është shfuqizuar edhe vendimi për përfitimet e zyrtarëve të lartë pas përfundimit të mandatit të tyre.
E, në lidhje me këto vendime të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, ka reaguar deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.
I njëjti përmes një statusi të bërë në Facebook ka thënë se këto vendime kanë për tendencë ta mashtrojnë opinionin.
Postimi i tij i plotë:
Sot Qeveria Kurti mori disa vendime me hov, si dhe padrejtësisht e me tendencë po tenton ta mashtrojë opinionin. Për populizëm këtë mashtrim e quajtën si shfuqizim i vendimeve të Kryeministrit Haradinaj. Për shkak të korrektësisë qytetarët duhet të dinë se sot është shfuqizuar vendimi i Isa Mustafës i vitit 2015. Ky vendim parashihte privilegje për zyrtarët edhe pas përfundimit të mandatit. Shpresoj që Kryeministri Kurti e ka informuar partnerin e tij të koalicionit Z. Mustafa për këtë vendim. E neve na mbetet ta informojmë opinionin për këtë mashtrim të radhës.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...