Laya: Spanja do të mbështesë nisjen e bisedimeve me BE-në mars, së shpejti ratifikon Protokollin për në NATO

17:07 | 19 Shkurt 2020
A. B.

Shefja e diplomacisë spanjolle, Arancha González Laya në konferencën për shtyp me homologun e saj, Nikolla Dimitrov tha se Spanja do të mbështesë nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE në mbledhjen e Këshillit Evropian në mars.

Laya tha se Spanja punon me Francën për të siguruar konsensus për këtë çështje ndërsa Dimitrov ka deklaruar se metodologjia e re e propozuar nga Komisioni Evropian, që parasheh shpërblim për ata që kanë përfunduar detyrat dhe dënim për ata që nuk kanë përmbushur dhe do të jetë e vështirë nëse i thuhet përsëri Maqedonisë jo, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai rikujtoi se Maqedonia e Veriut bëri përparim dhe e zgjidhi çështjen me Greqinë dhe se është e gatshme për nisjen e bisedimeve.

Sa i përket ratifikimit të Protokollit për NATO në Kuvendin e Spanjës, Laya tha se pret që të ndodhë sa më shpejt dhe Maqedonia të jetë anëtarja e 30-të në NATO.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme