Barcelona po kalon një moment të vështirë për sa i takon situatës që ka lidhje me Lionel Messin. Pas debatit mes argjentinasit dhe Eric Abidal, klubi katalanas është akuzuar se ka paguar për të diskretituar Leon dhe lojtarë të tjerë të skuadrës.
Këtyre zërave u janë shtuar edhe ato që kanë lidhje me afatin kalimtar. Sipas Radio Continental, Messi është shumë afër MLS-së dhe më saktësisht Los Angeles Galaxy.
Sipas Goal, disa përfaqësues të klubit amerikan kanë zhvilluar disa negociata paraprake me babanë e argjentinasit. Gjigantët e MLS-së duan të gjejnë një yll ndërkombëtar për të zëvendësuar Zlatan Ibrahimovicin, i larguar në muajt e kaluar.
Jo vetëm Chicharito Hernandez, i cili ka nënshkruar kohët e fundit, por e duan edhe gjashtë herë Topin e Artë.
Operacioni duket i vështirë, por kurrë mos thuaj kurrë.
“E ka çuar VV-në në 50% dhe mund ta çojë në 80%” – Basha për...
Haliti: Kushdo që fiton në Amerikë, Kosova duhet të përgatit...
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se...
“Për çka ndjehesh krenar?”: Vullneti pyet Atillën, ky i fund...
Arrestohet një person pranë Kapitol, u kap me armë zjarri
Morata ndëshon ish-klubin e tij, Milani në epërsi pas pjesës...