Google ADS

56 Aktakuza ndaj 79 personave në 24 orët e fundit

15:38 | 19 Shkurt 2020
Arbresh Info

Prokurori i Shtetit, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale, janë ngritur pesëdhjetegjashtë (56) aktakuza kundër shtatëdhjetenëntë (79) personave, për vepra të ndryshme penale, përcjellë arbresh.info.

“Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme